‘Pacienti’ Wilshere (Foto)

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka munguar në 119 javë, në pesë vitet e fundit për shkak të sëmundjeve dhe lëndimeve të ndryshme. 

Sport

27/11/2014 21:22

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere do të mungojë për tre muaj pas operacionit që iu nënshtrua sot për të eliminuar problemin me ligamentet në nyjën e këmbës.

Ylli anglez vazhdimisht ka probleme fizike.

Por, për të nxjerrë një pasqyrë më reale të asaj që ka përjetuar në pesë vitet e fundit është përkujdesur tabloidi britanik “Metro” që ka bërë një përmbledhje të dëmtimeve të pësuara nga Wilshere.

Në pesë vitet e fundit, 22-vjeçari është paraqitur në vetëm 95 ndeshje të Premierligës, dhe ka munguar në total për 119 javë.

Statistikat tregojnë se Wilshere ka pësuar sëmundje dhe lëndime të ndryshme me hiq më pak se 19 raste nga shkurti i vitit 2013.