Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime

Një incident është raportuar ditën e djeshme në Shtime, ku një pacient është larguar pa autorizim nga Qendra për Integrim dhe Rehabilitim Social të Komuniteteve të Pasigurta. Rastin për lajmi.net, është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli. Veseli tha se personi në fjalë me inicialet A.E nuk është recidivist i…

Lajme

09/12/2025 10:25

Një incident është raportuar ditën e djeshme në Shtime, ku një pacient është larguar pa autorizim nga Qendra për Integrim dhe Rehabilitim Social të Komuniteteve të Pasigurta.

Rastin për lajmi.net, është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Veseli tha se personi në fjalë me inicialet A.E nuk është recidivist i kësaj vepre.

Ai është shpallur dhe gjendet ende në kërkim.

“Jemi njoftuar se pacienti m/sh/k prej orës 12:30 nuk është në Q.I.R.S.K.P. Vlenë të ceket se i njejti nuk është recidivist i ikjeve nga enti. Personi vërehet në pamje fizike që është me të meta dhe po ashtu me njërën këmbë çalon, i gjatë është rreth 170 cm”, deklaroi Veseli.

Aktualisht nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.