Pacientët me koronavirus/ Të hospitalizuar janë 282, 120 në oksigjenoterapi, 17 në gjendje të rëndë

Mbi 280 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK’së dhe në shtatë spitalet e përgjithshme të vendit.

Lajme

10/07/2020 17:35

Bazuar në raportin 24 orësh të klinikave dhe spitaleve, 191 pacientë janë me oksigjenoterapi, shkruan lajmi.net.

Në ShSKUK, janë 17 pacientë me Covid-19 në gjendje kritike, 4 prej tyre të intubuar.

​”Bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet e përgjithshme në SHSKUK janë të shtrirë ​ 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19. Në QKUK 160 pacientë,​ kurse 122 në spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /Lajmi.net/