Të Infektuar: 3508

Të Shëruar: 1902

Të Vdekur: 75

Pacientët me koronavirus po kurohen në plazh

15:28 | 4 Qershor 2020

Spanja është një nga vendet evropiane më të goditura nga koronavirusi, por javët e fundit situata është normalizuar.

Këtë gjë e tregon edhe fakti që në Barcelonë, si pjesë e terapisë së pacientëve me Covid-19 është edhe xhiroja në bregdet.

Stafet mjekësore të Hospital del Mar janë fotografuar duke çuar pacientët në plazh.

Në Spanjë janë konfirmuar deri tani 240 326 raste me koronavirus dhe 27 128 viktima.

Sot, Spanja vendosi që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 21 qershor.