Pa rrymë, Hoxhaj krahason situatën me kohën e pasluftës: Tregon gjendjen e mjerë në të cilën gjendet vendi
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar situatën e krijuar me energjinë elektrike, ku një vendi po përballet me mungesë të saj. Hoxhaj tha se gjendja aktuale kur njerëzit nuk kanë drita dhe nuk kanë energji të ngrohet, tregon atë se si e ka lënë vendin kjo Qeveri. “Nëse gjatë…
Lajme
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar situatën e krijuar me energjinë elektrike, ku një vendi po përballet me mungesë të saj.
Hoxhaj tha se gjendja aktuale kur njerëzit nuk kanë drita dhe nuk kanë energji të ngrohet, tregon atë se si e ka lënë vendin kjo Qeveri.
“Nëse gjatë këtyre katër viteve të fundit do të zbatohej ai partneriteti me një kompani të madhe amerikane e cila do të duhet të ia ofronte Kosovës edhe një mbështetje afatgjate ose edhe afatmesme deh të bëheshin renovimet e domosdoshme në Termocentralet Kosova A dhe Kosova B ne nuk do ta kishim këtë gjendje në vend, prandaj edhe kur jemi në frymën e fushatës parazgjedhore, qytetarët e Kosovës duke mos pasur drita duhet ta ndajnë mendjen që ta bjënë ndryshimin e madh politik në vend që do të ju sjellë edhe energji edhe drita”, tha Hoxhaj.
“Kjo sot është maja e Ajsbergut, mungesa e dritave tregon gjendjen e mjerë politike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën gjendet vendi”, shtoi Hoxha në emisionin “Click” në RTV21.
Ai u zotua se nëse subjekti politik ku bën pjesë do ta heq terrin në Kosovë./