Pa ndryshime kushtetuese s’ka reformë të mirëfilltë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se vetëm bashkërisht me të gjitha subjektet politike mund të bëhet reforma zgjedhore. Sipas tij, reforma zgjedhore është në interes të shtetit dhe në interes të të gjitha partive politike.

Lajme

21/12/2013 10:32

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se reforma zgjedhore është e domosdoshme.

Por, sipas tij, pa ndryshime kushtetuese, kjo reformë s’mund të jetë e mirëfilltë.

Këto komente Thaçi i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.

“Pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë reformë të mirëfilltë zgjedhore”.

“Javën që lamë pas shënoi një përpjekje tjetër të përfaqësuesve të partive politike për përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

“Reforma zgjedhore është e nevojshme dhe e domosdoshme. Është edhe pjese e agjendës se integrimit evropian”.

“Vetëm bashkërisht mund ta bëjmë këtë reformë. Reforma zgjedhore është në interes të shtetit dhe të gjitha partive politike si dhe të gjithë shoqërisë kosovare”.

“Në këtë proces ftoj shoqërinë civile, të gjitha personalitetet publike dhe mediat që ta japin kontributin e tyre, i cili është tejet i rëndësishëm”.

Ndryshe nga Thaçi, Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese.

Po ashtu, edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Arsim Bajrami, ka kundërshtuar ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës në këtë kohë.

Bajrami, i cili është deputet i PDK’së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se procesi i reformës zgjedhore nuk duhet ta prekë ndryshimin e aktit më të lartë juridik në vend.