Pa Muriqin, me përgjegjësi shtesë për Rashicën – ky pritet të jetë formacioni i Kosovës kundër Çekisë

Trajneri Bernard Challandes i duhet të mendojë për ndryshimet në fazën e sulmit pas mungesës së Vedat Muriqit në ndeshjen kundër Çekisë.

Sport

14/11/2019 15:21

Kombëtarja e Kosovës të enjten me fillim nga ora 20:45, sfidon Çekinë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, në kuadër të grupit A.

Në mungesë të Vedat Muriqit, pozita e sulmuesit do t’i besohet Milot Rashicës, i cili të njëjtën gjë është duke e bërë edhe në Bundesligë, te Werder Bremen.

Dyshimet më të mëdha do të jenë te lojtarët që do të rreshtohen pas Rashicës, pasi trajneri Challandes shpesh ka ditur të bëjë ndryshime në formacion.

Mundësitë më të mëdha janë që Zhegrova të luajë në pozitën sulmuese në krahun e djathtë, ndërsa Rashani në të majtë.

Ky i fundit ka qenë startues edhe në ndeshjen e parë kundër Çekisë në Prishtinë, ku kishte asistuar te goli i parë i Vedat Muriqit.

Celina do të jetë në pozitën e zakonshme, menjëherë pas sulmit. Në mesfushë pritet të formohet dyshja mes Besar Halimit dhe Valon Berishës.

Ndërsa mbrojtja do të rreshtohet me Kolollin, Alitin, Rrahmanin dhe Vojvodën. Në portë do të jetë Aro Muric.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Berisha, Halimi, Celina, Rashani, Zhegrova dhe Rashica./Lajmi.net/