Pa marrëveshje në mes të LAN e VV

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje politike në mes të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje. 

Lajme

09/09/2014 13:40

Marrëveshja e shumëpërfolur në mes të LDK-AAK-Nisma (LAN) dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar një kabinet të mundshëm qeveritar, pas konstituimit të Kuvendit, ende nuk është arritur.

Zyrtar të kësaj lëvizje, kanë thënë për lajmi.net se ende nuk ka dicka të re lidhur me finalizimin e ndonjë marrëveshje.

Përfaqësues të tre partnerëve të LAN-int në disa takime të tyre të mbajtura ditëve të fundit, kanë deklaruar se ka përfarim të konsiderueshmë të qëndrimeve në mes tyre dhe VV-së, dhe se pritet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes.

Edhe përfaqësuesit e VV-së, shpresojnë për një marrëveshje sa më të shpejtë me LAN, mirëpo, sipas tyre, ky subjekt politik nuk do të bëjë kompromis me parimet e tyre. (lajmi.net)