Pa grim e foto profesionale, kështu duket Leonora natyrale

Leonora publikoi një foto tërësisht pa grim.

ShowBiz

15/07/2020 09:16

Leonora Jakupi vazhdon ta mbajë epitetin si një prej këngëtareve më të bukura të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Artistja i kushton kujdes të veçantë paraqitjeve publike dhe njihet për elegancë në çdo dalje që bën.

Së fundi, ajo realizoi një fotosesion të ri, në të cilin shfaqet tejet joshëse dhe në top-formë, duke bërë që të komentohet shumë.

Mbrëmë, në orët e vona, artistja postoi një foto natyrale duke treguar se si duket kur nuk vendos grim.

“Pa grim pa foto profesionale, naten e mire njerez te mire!”, janë fjalët e Leonorës sipër fotos. /Lajmi.net/