Pa gola në Emirates

Arsenal dhe Chelsea luajtën pa gola në Emirates Stadium në kryendeshjen e xhiros së 17-të në Premierligë. Pjesa e parë ishte pothuajse e niveluar me iniciativë më të madhe të Chelseas që pati disa tentime në drejtim të portierit Wojciech Szczesny. Rasti më i mirë iu tregua mesfushorit Frank Lampard i cili me një goditje…

Sport

23/12/2013 21:56

Arsenal dhe Chelsea luajtën pa gola në Emirates Stadium në kryendeshjen e xhiros së 17-të në Premierligë.

Pjesa e parë ishte pothuajse e niveluar me iniciativë më të madhe të Chelseas që pati disa tentime në drejtim të portierit Wojciech Szczesny.

Rasti më i mirë iu tregua mesfushorit Frank Lampard i cili me një goditje të fuqishme e dridhi traversën.

Më vonë, në rast të mirë ishte edhe mesfushori Willian, por braziliani goditi dobët, drejt e në Szczesnyn.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat u munduan ta gjejnë golin. Arsenali ishte mjaft afër në minutën e 85’të, por goditja e tij u devijua në korner.

Por, në fund u ndanë pikët. Rezultati i shkoi në favor Liverpoolit që mbetet në pozitën e parë, edhe pse me pikë të barabarta me Arsenalin, nga 36, por golaverazh më të mirë.

Chelsea ka 34 pikë, në pozitën e katërt.