“Pa fjalë”, Keith komenton paraqitjen e Adrianës në seancën e Kuvendit

Keith publikon foto nga paraqitja e Adrianës në seancën e sontme të Kuvendit.

ShowBiz

06/05/2021 18:46

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot (e enjte) seancën e radhës ku u diskutuan disa çështje, shkruan lajmi.net.

Vëmendje në këtë seancë mori deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, e cila dukej tejet elegante.

Adriana kishte veshur një kostum me ngjyrë blu, ndërsa nuk mungoi as komenti i partnerit të saj, Keith Groeneveld.

“Nuk duhet asnjë fjalë, bos”, ka shkruar ai sipër fotos së Adrianës në oborrin e Kuvendit.

Adriana dhe Keith ka një vit që kanë konfirmuar lidhjen e dashurisë dhe po e shijojnë në maksimum këtë romancë.

Ndryshe, Adriana Matoshi u zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku hyri nga aktrimi në politikë. /Lajmi.net/