Pa dashje apo me qëllim, Loredana postoi këtë foto të Mozzik, por u pendua dhe e fshiu
Loredana habiti me veprimin e fundit.

ShowBiz
Loredana dhe Mozzik tash e sa muaj vazhdojnë të jenë temë e medieve rozë, teksa së fundi komentohen për një ribashkim të mundshëm, shkruan lajmi.net.
Dyshja u panë shumë herë bashkë, ndërsa ende nuk kanë konfirmuar publikisht nëse janë të vërtetë zërat e ribashkimit.
Për t’i hedhur ‘zjarr’ këtyre thashethemeve, Loredana së fundi befasoi duke publikuar një foto të Mozzikut, të cilën e fshiu menjëherë.
Se a ishte ky veprim i reperes i qëllimshëm apo e bëri pa dashje, mbetet të shihet ditëve në vijim.
Ndryshe, Loredana sonte pas mesnatës publikon projektin e ri muzikor “Tut mir nicht leid”. /Lajmi.net/