Peja mposht Prishtinën, derbi shëmtohet nga sjelljet e tifozëve

Peja ka fituar derbin kundër Prishtinës, me rezultatin 70:76. Sigal Prishtina e nisi me humbje edicionin e ri në Superligën e Kosovës, me humbjen e pësuar ndaj Pejës, shkruan lajmi.net. Pejanët ishin më të qetë në sekondat e fundit të ndeshjes dhe arritën ta mbyllin ndeshjen me rezultatin 70:76. Më i dalluari te Peja ishte…

Sport

11/09/2022 19:24

Peja ka fituar derbin kundër Prishtinës, me rezultatin 70:76.

Sigal Prishtina e nisi me humbje edicionin e ri në Superligën e Kosovës, me humbjen e pësuar ndaj Pejës, shkruan lajmi.net.

Pejanët ishin më të qetë në sekondat e fundit të ndeshjes dhe arritën ta mbyllin ndeshjen me rezultatin 70:76.

Më i dalluari te Peja ishte Purvis me 17 pikë të shënuara, kurse te Prishtina shkëlqeu Dardan Berisha me 25.

Derbi u shëmtua nga sjelljet e tifozëve të cilët në fund të ndeshjes sulmuan lojtarët pejanë, pas një ngulitje të Purvis.

Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/