P.I.N.T këtë sezon plot risi

Një prej ´grupit´ më të njohur të rep artistëve tanë P.I.N.T, këtë sezon duket se do të bombardojnë skenën me këngë të reja

ShowBiz

24/04/2015 15:30

Lyrical Son nuk ka shumë kohë që publikoj këngën e re të titulluar ´Athu kush´, e cila po pëlqehet shumë nga fansat të cilët në numër të madh po dërgojnë video kreative me këtë këngë në faqe zyrtare të Festimit. Vlen të theksohet se videot më kreative do të shpërblehen. Transmeton lajmi.net

E sa i përket shokëve të tij, repervë të njohur si Mc Kresha e Bim Bimma, sipas Lyrical po punojnë në risi, e kështu shumë shpejt në skenë do të kemi këngë të reja nga vetë Lyrical, por edhe nga emrat tjerë të njohur e shumë të dashur të P.I.N.T. lajmi.net