Ozil nervozon Mertesackerin

Arsenali pësoi humbjen më të rëndë këtë stinor duke u mposhtur me rezultat të thellë 6:3 në udhëtim te Manchester City, në kuadër të xhiros së 16’të në Premierligë. Dhe, përveç disfatës së thellë në Etihad, qendërmbrojtësi Per Mertesacker – realizator i golit të tretë të Arsenalit në minutat shtesë – pati edhe një tjetër…

Sport

14/12/2013 16:09

Arsenali pësoi humbjen më të rëndë këtë stinor duke u mposhtur me rezultat të thellë 6:3 në udhëtim te Manchester City, në kuadër të xhiros së 16’të në Premierligë.

Dhe, përveç disfatës së thellë në Etihad, qendërmbrojtësi Per Mertesacker – realizator i golit të tretë të Arsenalit në minutat shtesë – pati edhe një tjetër arsye të bëhet nervoz.

Pas përfundimit të takimit, reprezentuesi gjerman i bëri thirrje bashkëlojtarit të tij nga Arsenali dhe ekipi Kombëtar që t’i bashkohet futbollistëve të tjerë që të duartrokasin tifozët e ekipit që ishin prezent në stadium, por Ozil nuk e ndali hapin duke shkuar drejt e në zhveshtore.

Mertesacker u shpreh mjaft i hidhëruar me Ozilin, edhe pse konsideron si shokë të ngushtë në fushë dhe jashtë saj.