Ozil, magji me sakëz
Kanë thënë se atë që bënte Pele me topin e futbollit, Diego Maradona mund ta bënte me top të tenisit. Por, Mesut Ozil i ka lënë prapa vetes këto dy legjenda. Për aktualisht futbollistin kryesor të Arsenalit, teknika e përsosur nuk është ndonjë risi pasi gjatë gjithë karrierës së deritashme është konsideruar si lojtar me…

Sport
Kanë thënë se atë që bënte Pele me topin e futbollit, Diego Maradona mund ta bënte me top të tenisit. Por, Mesut Ozil i ka lënë prapa vetes këto dy legjenda.
Për aktualisht futbollistin kryesor të Arsenalit, teknika e përsosur nuk është ndonjë risi pasi gjatë gjithë karrierës së deritashme është konsideruar si lojtar me aftësi të jashtëzakonshme.
Në ngrohje para duelit kundër Swansea Cityt në fundjavën e shkuar, Ozil vendosi të tregojë se çka është në gjendje të bëjë me këmbët e tij ‘magjike’, duke matur me sakëz.
Ai e goditi atë me këmbë dhe e priti sërish në gojë. Paramendojeni se çka është në gjendje të bëjë me top.