Ozil luajti i lënduar

Mesut Ozil është përgjigjur ndaj kritikave për paraqitjen e tij kundër Bayern Munichut duke njoftuar se vuante nga një lëndim nga minuta e dytë e duelit të Arsenalit kundër kampionit të Gjermanisë. Ish mesfushori i Real Madridit u përmend si fajtor nga tifozët e gjigantit londinez për dështimin në përmbysjen e disavantazhit 2:0, në humbjen…

Sport

13/03/2014 18:37

Mesut Ozil është përgjigjur ndaj kritikave për paraqitjen e tij kundër Bayern Munichut duke njoftuar se vuante nga një lëndim nga minuta e dytë e duelit të Arsenalit kundër kampionit të Gjermanisë.

Ish mesfushori i Real Madridit u përmend si fajtor nga tifozët e gjigantit londinez për dështimin në përmbysjen e disavantazhit 2:0, në humbjen me rezultat të përgjithshëm 3:1 që e eliminoi Arsenalin nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Ozil dështoi të linte gjurmë në 45 minutat e para të ndeshjes së kthimit në Allianz Arena të martën para se të zëvendësohej në përfundim të pjesës së parë për shkak të një lëndimi që do ta lë jashtë fushës për disa javë.

“Tani është e qartë: në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit, kam pësuar një lëndim në minutën e dytë”, shkroi ai në Facebook.

“Jam munduar të jap maksimumin deri në fund të pjesës së parë. Të jeni të sigurt se do të kthehem edhe më i fortë”.