Ozil, keq e më keq

Kontributi i mesfushorit Mesut Ozil në Arsenal ka pësuar rënie të konsiderueshme nga momenti i ardhjes në klub. Në 14 ndeshjet e fundit, ylli gjerman ka realizuar vetëm një gol dhe bëri dy asistime.

Sport

16/09/2014 10:20

Mesut Ozil pas ardhjes në Arsenal pati ndikim të madh në lojën e ekipit. Në 15 ndeshjet e para realizoi katër gola, asistoi shtatë herë dhe krijoi 45 raste.

Mirëpo, derisa stinori ishte duke shkuar drejt përfundimit, kontributi i Ozilit shkoi keq e më keq, dhe në 14 ballafaqimet e fundit, ylli gjerman ka realizuar vetëm një herë dhe ka bërë dy asistime së bashku me 38 raste të krijuara.

Ozil ka përfunduar në qendër të kritikave në periudhën e fundit dhe tani pritet një reagim nga menaxheri Arsene Wenger që mund ta aktivizojë në ndonjë rol të ri ose nuk përjashtohet mundësia që ta lë jashtë formacionit bazë për duelet e ardhshme.