Ozil inspiron, Arsenali fiton

Aaron Ramsey shënoi dy herë derisa Arsenali mposhti Sunderlandin me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Premierligë. Përforcimi i ri Mesut Ozil asistoi për Olivier Giroud i cili e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 11-të. Por, vendasit e barazuan rezultatin pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë…

Sport

14/09/2013 16:55

Aaron Ramsey shënoi dy herë derisa Arsenali mposhti Sunderlandin me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Premierligë.

Përforcimi i ri Mesut Ozil asistoi për Olivier Giroud i cili e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 11-të. Por, vendasit e barazuan rezultatin pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë kur Craig Garnder realizoi nga penalltia.

Mirëpo, mysafirët e rikthyen avantazhin nëpërmjet Ramseyt i cili shënoi në minutën e 67-të. Kurse, i njëjti futbollist e vulosi fitoren e ekipit të Arsene Wengerut duke shënuar golin e tij të dytë dhe të tretin për Arsenalin në këtë ndeshje, në minutën e 76-të.

Kjo ishte fitorja e pestë e njëpasnjëshme e Arsenalit në të gjitha garat që konfirmon serinë pozitive për gjigantin londinez.