Ozil, gjeniu i Arsenalit
Sami Khedira beson se “gjeniu” Mesut Ozil do t’i ndihmojë Arsenalit të përfundojë pritjen e gjatë për titullin e Premierligës. Khedira luajti së bashku me Ozilin në Real Madrid dhe është bashkëlojtar me të në Kombëtaren e Gjermanisë. Ai e konsideron 24-vjeçarin si një prej futbollistëve më të mirë në botë, të aftë t’i ndihmojë…

Sport
Sami Khedira beson se “gjeniu” Mesut Ozil do t’i ndihmojë Arsenalit të përfundojë pritjen e gjatë për titullin e Premierligës.
Khedira luajti së bashku me Ozilin në Real Madrid dhe është bashkëlojtar me të në Kombëtaren e Gjermanisë. Ai e konsideron 24-vjeçarin si një prej futbollistëve më të mirë në botë, të aftë t’i ndihmojë ekipeve në realizimin e objektivave të rëndësishëm.
“Arsenal kishte një skuadër të fuqishme, por Mesut i bën ata ekipin më të mirë në Angli. Jam i sigurt se ai mund të bëhet futbollisti që i ndihmon ata të fitojnë kampionatin. Mesut është gjeni në fushë, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta përshkruar”, deklaroi Khedira për mediet gjermane.
Ozil ka shkëlqyer me paraqitjet e para për gjigantin londinez, duke e ndihmuar ekipin të kryesojë në Premierligë dhe fitojë dy duelet e para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.