lajmi.net

Ozil frikëson Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka bërë të ditur se do të mungojë edhe dy muaj derisa të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.

Sport

13/11/2014 14:51

Mesut Ozil do të rikthehet më 2015. Mesfushori i Arsenalit ka bërë të ditur se është ende larg nga rikuperimi nga lëndimi në ligamentet e gjurit të majtë.

Gjatë paraqitjes së tij në Laureus Awards në Berlin, ylli i Kombëtares gjermane ka dhënë një lajm të keq për klubin dhe tifozët e gjigantit londinez.

“Më mundojnë ende edhe shtatë javë”, u shpreh Ozil për “Sky Deutschland”, në pyetjen se kur do të rikthehet në fushë nga lëndimi.

Andaj, Gjermania dhe “Gunners” duhet të kenë durim edhe dy muaj për të parë sërish në fushë ish yllin e Real Madridit. 

Ozil frikëson Arsenalin

Arsenali mund të jetë pa mesfushorin Mesut Ozil në ndeshjen kundër Manchester Cityt në Emirates më 13 shtator. Ylli gjerman ka probleme me nyjën e këmbës.

Sport

05/09/2014 16:29

Mesut Ozil është në dyshim për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në Premierligë kundër Manchester Cityt pas një jave për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës.

25-vjeçari u dëmtua gjatë barazimit 1:1 me Leicester Cityn në fundjavën e shkuar dhe nuk luajti për Gjermaninë në humbjen 4:2 nga Argjentina në ndeshjen miqësore të mërkurën.

Dhe, sipas tabloidit “Daily Mail”, mesfushori mund të mungojë në ballafaqimin kundër kampionit në fuqi të Premierligës, në Emirates, më 13 shtator.

Problemin e Ozilit në nyjën e këmbës e konfirmoi edhe selektori i Gjermanisë, Joachim Loë gjatë një konference për shtyp. 

LM