“Ozil është i jashtëzakonshëm, por jo i paprekshëm”

Unai Emery ka vendosur rregulla në skuadrën e Arsenal, ku asnjë lojtar nuk është i paprekshëm dhe këtë e ka vërtetuar edhe me përzgjedhjet e tij në formacionet startuese.

Sport

29/11/2018 22:08

Mesut Ozil është një prej lojtarëve më të mirë në skuadrën e Arsenal. Mirëpo, pozita e gjermanit në formacion nuk është e paprekshme, sipas Nigel Winterburn.

“Ozil ka aftësi të jashtëzakonshme. Nuk ka dyshim se ai luan në pozitën e 10-shit dhe Emery mund ta përshtat atë në sistemin që ai do të luaj” ishin fjalët e Winterburn për “bookmakers.tv”, transmeton lajmi.net.

“Vikendi i kaluar ( kundër Bournemouth) ka treguar se nuk ka lidhje cili lojtar je, nëse nuk përshtatesh në formacion, do të jesh në bankën rezervë” ka thënë Winterburn.

“Çdo njëri që ka luajtur ka treguar se është në formë të lartë këtë sezon. Kjo i mbanë lojtarët edhe më të fokusuar” ka thënë ai në vazhdim.

Ndeshjen e radhës Arsenal e luan ndaj Tottenham. Mbetet të shihet nëse Ozil do të jetë startues.

Ai do të jetë në balotazh me Aaron Ramsey, pasi me gjasë skuadra do të luaj me katër lojtarë në vijën e fundit. /Lajmi.net/