Ozil e Pogba, vendim i çuditshëm për Ramazan

Mesut Ozil, Paul Pogba e disa futbollistë të tjerë të njohur të besimit islam, kanë bërë një përjashtim duke mos e agjëruar Ramazanin për shkak të obligimeve në “Euro 2016”.

Sport

09/06/2016 10:42

Mesut Ozil, Paul Pogba, N’Golo Kante e Bacary Sagna janë vetëm disa prej futbollistëve të njohur të besimit islam.

Por, ata kanë bërë një përjashtim duke mos e zgjeruar Ramazanin për shkak të obligimeve me skuadrat përkatëse në “Euro 2016”, raporton “Sport1.de”, përcjell “Lajmi.net”.

Ramazani ka nisur të hënën kurse do të mbarojë më 5 korrik.

“Euro 2016” do të fillojë të premten dhe finalja zhvillohet më 10 korrik.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.