Ozil e humb sponsorin më të rëndësishëm, nuk ia rinovojnë kontratën

Mesut Ozil mund të mbetet pa sponsorin e këpucëve pasi Adidas vendosi të mos rinovojë kontratën e tij fitimprurëse përtej kësaj vere, sipas Bild, përcjell lajmi.net.

Sport

03/06/2020 11:49

Ylli i Arsenalit, i cili paguhet më së shumti në klub (350 mijë funte në javë), nënshkroi për gjigantët gjermanë të veshjeve sportive në vitin 2013 kur ai ishte lojtar i Real Madrid.

Marrëveshja shtatë vjeçare e Ozil vlente rreth 22 milionë funte dhe bëri një kalim të profilit të lartë nga Nike tek rivalët e tyre më të mëdhenj.

Gazeta gjermane Bild pretendon se kompania nuk do të zgjasë marrëveshjen për 31-vjeçarin.

Imazhi publik i Ozil thuhet se është një nga faktorët kryesorë të vendimit të Adidas, pas një numër incidentesh të diskutueshme vitet e fundit. /Lajmi.net/