Ozil ‘bllokon’ Sanchezin (Foto)
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, nuk ka shënuar asnjë gol në shtatë ndeshjet e fundit. E problemi mund të qëndrojë tek rikthimi i mesfushorit Mesut Ozil.

Sport
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit duke qenë një prej futbollistëve më të mirë në Premierligë.
Por, në shtatë ndeshjet e fundit, ai nuk ka realizuar asnjë gol.
Të gjithë pyeten pse? E përgjigja mund të jetë mjaft e befasishme.
Prej kur mesfushori Mesut Ozil u rikthye në skuadër, Sanchez nuk e ka parë më golin.
Pa Ozilin, Sanchez realizoi 17 gola dhe bëri nëntë asistime, kurse me rikthimin e yllit gjerman nga lëndimi, sulmuesi kilian bëri vetëm një asistim në shtatë duelet e fundit.