Ovrebo pranon fajin për vendimet në ndeshjen gjysmëfinale në mes Barcelonës dhe Chelsea

Ish-gjyqtari, Tom Henning Ovrebo ka pranuar fajin për vendimet e tij në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes Barcelona – Chelsea gjatë vitit 2009.

Sport

06/05/2022 18:08

Ovrebo u shndërrua në një nga figurat më të urryera nga tifozët e Chelseat, pas vendimeve të tij në gjysmëfinalen e tyre ndaj Barcës, duke mohuar kështu një penallti londinezëve e cila do t`i dërgonte asokohe ata në finale, përcjell lajmi.net.

Pas plotë 13 vitesh ende flitet për vendimet e asaj ndeshje dhe tani vet norvegjezi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me atë ndeshje.

“Unë nuk mendoj që tifozët e Chelseat kanë të drejtë kur thonë se duhet të kishin katër penallti, por unë mendoj se çdokush që ka njohuri rreth futbollit dhe i di ligjet e lojës e di që do duhet të dhurohej një penallti.

Ndonjëherë të humbet ndonjë penallti, ndonjë karton i kuq ose ndonjë vendim kryesorë. Dhe mendoj që çdokush që din rreth futbollit është i vetëdijshëm që duhet të kishte penallti”, tha Overbo.

Norvegjezi tani ka pranuar që kishte marrë vendime jo të drejta gjatë asaj ndeshje./Lajmi.net/