OVL e UÇK-së, protestë kundër gjykatave ndërkombëtare

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në takimin e përbashkët të mbajtur sot, pas diskutimeve dhe analizës që i bënë situatës së përgjithshme në Kosovë, vendosën të organizojnë protestë gjithëpopullore.

Lajme

11/06/2015 15:00

Sipas komunikatës të lëshuar për media, protesta do të mbahet kundër padrejtësive të vazhdueshme që janë bërë dhe po bëhen nga gjykatat ndërkombëtare ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.

OVL e UÇK-së i ka ftuar qytetarët pa dallim, që t’i bashkëngjiten masovisht kësaj proteste, e cila do të mbahet në Prishtinë me datën 17 qershor 2015 prej orës 12,00.

Vendtakimi do të jetë në sheshin “Skënderbeu”.