OVL e UÇK-së paralajmëron dhunë dhe protesta nëse ndalen pagat e 19 mijë veteranëve – Lajmi.net
OVL e UÇK-së paralajmëron dhunë dhe protesta nëse ndalen pagat e 19 mijë veteranëve
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 12:25, 14 March 2019
Sot ka vazhduar seanca për rastin “Veteranëte rrjeshëm”, ku u kërkua nga prokuroria ndalja e pagave të 19 mijë veteranëve.

Prokurori Special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

I pari i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati për lajmi.net ka thënë se prokuroria me një kërkesë të tillë po kërkon dhunë dhe protesta.

“Ka gabu prokuroria nëse mendon që duhet të ndalen pagat për 19 mijë veteranët të luftës. Secili veç e veç duhet të jap përgjegjësinë e jo në mënyrë kolektive. Nëse ndodhë kjo atëherë prokuroria po kërkon të ketë dhunë në Kosovë, të ketë protesta. Ata po duan të ketë dhunë në Kosovë dhe protesta, kështu që ne nuk garantojmë që nuk do të ketë dhunë dhe protesta”, ka thënë ai.

Sipas Gucatit, secili mbanë përgjegjësinë veç e veç dhe secili duhet të dënohet nëse ka bërë falsifikime apo është veteranë i rrejshëm e jo që të merre me 19 mijë vetë.

Lajmi.net kishte publikuar aktakuzën e parë të Prokurorisë Speciale kundër: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve /DOKUMENT  

Lajmi.net për ditë të tëra kishte publikuar afër 20 mijë emra që prokuroria në aktakuzën rreth 900 faqe, i cilësonte veteranë të rrejshëm.

Pas raportimit të lajmi.net, Gjykata Themelore në Prishtinë e kthehu mbrapsht aktakuzën për përmirësim dhe qartësim Prokurorisë Speciale te Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO