OVL e UÇK-së i jep ultimatum deri nesër Rektorit Zejnullahu

Dita enjte është e fundit që Rektori i UP-së, Ramadna Zejnulalhu, duhet tu kthej përgjigje Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lidhur me regjistrim e 1000 studentëve. Në të kundërtën, OVL e UÇK-së, ka paralajmëruar masa tjera.

Lajme

07/01/2015 16:36

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të pres vetëm edhe nesër përgjigje nga Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Ramadan Zejnullahu, lidhur me regjistrimin e 1000 studentëve që janë propozuar nga OVL e UÇK-së.

Përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, ka thënë se nëse pas dy ditëve nuk marrin ndonjë përgjigje, do të veprojnë në forma tjera.

Ai për KosovaPress ka theksuar se për regjistrimin e rreth 1000 studentëve-fëmijë të kategorive të dala nga lufta e ka mbështetjen edhe të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, i cili u ka premtuar se do ta respektojë çdo vendim në përputhje me ligjin.

“Me ministrin e ri kemi komunikua dhe na ka thënë se është në gjendje të ndihmojë në këtë drejtim për gjithçka që është në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi dhe se çdo kërkesë që bëhet për këto kategori nga rektorati, qoftë për rritje të numrit na është premtuar se ministria është e gatshme për të ndihmuar në këtë drejtim. Megjithatë rektorati e ka shkel edhe memorandumin edhe konkursin për regjistrim të studentëve etj”, ka thënë ai.

“Të shohim gjatë ditës së nesërme se cili do të jetë reagimi i Rektoratit, reagimi përfundimtar dhe do të kërkojmë edhe nga ministria se çfarë vendimi dhe çka i ka sjellë rektoratit, meqenëse neve nuk na kanë njoftuar zyrtarisht e pastaj ne do të ju njoftojmë për zhvillimet e mëtutjeshme”, ka theksuar ai.