Otto Wallin mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshua

Anthony Joshua vazhdon të jetë në kërkim të një kundërshtari për meçin e ardhshëm. Pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk, Anthony Joshua është në kërkim të një kundërshtari për t’u rikthyer në ring. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Otto Wallin me promotorin e tij janë duke diskutuar me Eddie Hearn, për një duel të…

Sport

07/12/2022 15:17

Anthony Joshua vazhdon të jetë në kërkim të një kundërshtari për meçin e ardhshëm.

Pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk, Anthony Joshua është në kërkim të një kundërshtari për t’u rikthyer në ring.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Otto Wallin me promotorin e tij janë duke diskutuar me Eddie Hearn, për një duel të mundshëm me AJ, përcjell lajmi.net.

Këtë e konfirmoi edhe vet boksieri, duke thënë se shpreson që marrëveshja të finalizohet sa më shpejt.

“Po shpresoj që ta marrë duelin me Joshua. Kjo është diçka për të cilën po punoj dhe po pres të dëgjoj nga ata, po pres ofertë reale”, ka thënë Wallin, përcjell lajmi.net.

“Nuk e dimë akoma, por ka pasur bisedime me Eddie Hearn dhe Dmitry Salita, promotorëve tanë, kështu që të shohim. Jam optimist që mund ta kem atë meç, mendoj se do të ishte i mirë”, shtoi tutje boksieri.

Otto Wallin përballej me Tyson Fury në vitin 2019, dhe i afrohej goxha fitores, me meçin që ishte afër të mbyllej, pas një çarjeje të frikshme në syrin e Fury, por britaniku mbijetonte për një fitore me vendim unanim.

Mbetet të shihet nëse Wallin do ta ketë mundësinë të dëshmohet ndaj AJ. /Lajmi.net/