Osvaldo, tifoz i Tevezit

Në fëmijëri, Pablo Daniel Osvaldo ishte tifoz i Boca Juniorsit e me kalimin e kohës edhe i Carlos Tevezit, dhe shumë vështirë se e kishte imagjinuar se do të vjen dita kur do të jetë bashkëlojtar me të. Sulmuesi argjentinas i natyralizuar në italian, iu bashkua Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit nga Southampton, në…

Sport

07/02/2014 17:13

Në fëmijëri, Pablo Daniel Osvaldo ishte tifoz i Boca Juniorsit e me kalimin e kohës edhe i Carlos Tevezit, dhe shumë vështirë se e kishte imagjinuar se do të vjen dita kur do të jetë bashkëlojtar me të.

Sulmuesi argjentinas i natyralizuar në italian, iu bashkua Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit nga Southampton, në formë huazimi deri në fund të sezonit, dhe do të ketë rastin të luajë me idhullin e tij.

“Nga fëmijëria jam tifoz i Boca Juniorsit dhe kur isha në Argjentinë e paguaja biletën për të shikuar ekipin dhe Tevezin”, deklaroi Osvaldo gjatë një interviste për JTV.

Ai pranoi se në stërvitjet e para ka vuajtur pak sa nga ritmi i ashpër i stërvitjeve të cilin e aplikon trajneri Antonio Conte.

“Në stërvitjet e para kam hasur në vështirësi, për shkak se me Conten vrapohet shumë, por është çështje e adaptimit. Conte është fenomen, është shumë mirë i përgatitur, dhe rezultatet shihen”, u shpreh ai.