Osvaldo e sulmon fizikisht Icardin? (Video)

Sulmuesi i Interit, Pablo Osvaldo ishte shumë i nervozuar me bashkëlojtarin e tij, Icardin, të cilit iu lëshua për ta sulmuar fizikisht, por u ndalua nga mesfushori i skuadrës, Fredy Guarin.

Sport

06/01/2015 23:57

Icardi pati një rast të sigurt për të shënuar gol, mirëpo nuk pasoi te Osvaldo i cili ishte i vetëm, pasi para kësaj, ai tentoi të bëj një gjuajtje katastrofale e cila përfundoi shumë larg portës.

Dhe, Osvaldo u shpreh tejet i irrituar me këtë rast, duke iu lëshuar që ta sulmojë fizikisht Icardin.

Për fat të mirë aty ishte Guardin, i cili e ndaloi Osvaldon dhe e qetësoi paksa. Përndryshe, situata kaloi mirë dhe Icardi mbeti i paprekur.

Video