Osmani uron Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Ulqinit: Shtëpi e dytë për kosovarët

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Ulqinit. Osmani ka thënë se Ulqini është shtëpi e dytë për kosovarët. “Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi…

Lajme

22/06/2024 10:13

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Ulqinit.

Osmani ka thënë se Ulqini është shtëpi e dytë për kosovarët.

“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer. Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani.