Osmani udhëton për në Bruksel, do të marr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel. Ajo do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, shkruan lajmi.net. “Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Përgjatë samitit, Presidentja do…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel.
Ajo do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, shkruan lajmi.net.
“Në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. Përgjatë samitit, Presidentja do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes të Kosovës. Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
Nga Presidenca kanë thënë se në këtë agjendë të diskutimeve në Samit, përfshihet Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat.
“Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane”, ka njoftuar mes tjerash Presidenca e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: