Osmani takon kryediplomaten gjermane në Washington, Annalena Baerbock

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar edhe krye diplomaten gjermane, Annalena Baerbock. Osmani në profilin e saj zyrtar në platformën X ka shkruar se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së vendimtare dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. “Gjermania ka qenë një…

Lajme

13/07/2024 12:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar edhe krye diplomaten gjermane, Annalena Baerbock.

Osmani në profilin e saj zyrtar në platformën X ka shkruar se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së vendimtare dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.

“Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së palëkundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock për mbështetjen e saj të palëkundur”, ka shkruar Osmani./Lajmi.net