Osmani takon kongresistin Jackson, flasin për partneritetin Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në SHBA është takuar me kongresistin republikan, Ronny Jackson. Osmani ka shkruar në Facebook se me Jackson kanë diskutuar për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Gjatë takimit me Kongresistin republikan Ronny Jackson, zhvilluam një bisedë shumë konstruktive…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në SHBA është takuar me kongresistin republikan, Ronny Jackson.
Osmani ka shkruar në Facebook se me Jackson kanë diskutuar për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjatë takimit me Kongresistin republikan Ronny Jackson, zhvilluam një bisedë shumë konstruktive mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt janë të domosdoshme për të forcuar këtë partneritet. Në këtë kontekst, diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga siguria deri te zhvillimi ekonomik”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në ShBA dhe ka zhvilluar një mori takimesh me politikanë atje.