Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Ajo ka thënë se mbetet i palëkundur përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve, shkruan lajmi.net. “Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta…

Lajme

27/09/2024 16:24

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera.

Ajo ka thënë se mbetet i palëkundur përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve, shkruan lajmi.net.

“Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, ka shkruar Presidentja Osmani. /Lajmi.net/