Osmani takohet me Mitsotakis: Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në Samitin e Liderëve të EPC’së. Osmani përmes një shkrimi në Facebook thotë se gjatë këtij takimi rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar bashkëpunimin me Greqinë. “Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve…

Lajme

18/07/2024 18:18

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në Samitin e Liderëve të EPC’së.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook thotë se gjatë këtij takimi rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar bashkëpunimin me Greqinë.

“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se ky samit po mbahet në Londër.