Osmani takohet me Blinken: E informova për zhvillimet e fundit

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken. Kështu ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se ndër tjerash ajo e ka informuar Blinken për zhvillimet e fundit, shkruan lajmi.net. Po ashtu presidentja ka thënë se ajo e ka falënderuar…

Lajme

22/09/2022 22:01

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Kështu ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se ndër tjerash ajo e ka informuar Blinken për zhvillimet e fundit, shkruan lajmi.net.

Po ashtu presidentja ka thënë se ajo e ka falënderuar Sekretarin e Shtetit për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“E kënaqur që u takova me Sekretarin Blinken në pritjen e mbrëmshme të organizuar nga Presidenti Biden. E informova atë për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/