Osmani: Siç e kemi bërë bashkë rrugën historike, bashkë do ta bëjmë rrugëtimin për në familjen evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, datën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit, i ka përmendur si ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Osmani është shprehur se Kosova dhe Shqipëria, bashkërisht në Vlorë, në këtë 110 vjetor kujtojnë gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e…

Lajme

28/11/2022 15:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, datën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit, i ka përmendur si ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Osmani është shprehur se Kosova dhe Shqipëria, bashkërisht në Vlorë, në këtë 110 vjetor kujtojnë gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura, shkruan lajmi.net.

“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne. Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemalit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura.”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se siç e kemi bërë bashkërisht rrugën historike, bashkërisht do ta kemi rrugëtimin tonë për në familjen evropiane./Lajmi.net/