Osmani: Sejdiu do t’i vazhdonte punë në mbrojtje të demokracisë e Kushtetutës, flas për Presidencën jo për institucionet tjera
Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur sot pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së në të cilën është diskutuar për emrin e Bekim Sejdiut. Osmani ka thënë se zgjedhja e Sejdiut si president do të ishte garancë për vazhdimësinë e mbrojtjes së demokracisë, kushtetutës dhe forcimit të aleancave. Ajo ka sqaruar se kur…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur sot pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së në të cilën është diskutuar për emrin e Bekim Sejdiut.
Osmani ka thënë se zgjedhja e Sejdiut si president do të ishte garancë për vazhdimësinë e mbrojtjes së demokracisë, kushtetutës dhe forcimit të aleancave.
Ajo ka sqaruar se kur flet për vazhdimësinë e punëve të rëndësishme, e ka fjalën për institucionin e Presidentit dhe jo për të tjerat institucione.
“I jepet Kosovës një mundësi që të vazhdohen punë të rëndësishme në mbrojtjen e demokracisë, po flasë në kontekstin e presidentit jo të institucioneve të tjera. Pra që të mbrohet demokracia, kushtetuta, e fuqizohen aleancat. Përvoja e tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe pa asnjë përjashtim të vetëm në interes të Kosovës”, ka thënë Osmani.