Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier, e njofton se ka filluar fazën e konsultimeve për zgjedhje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se folën për koordinim për disa takime e aktivitete që ajo pritet t’i ketë në OKB. “Në takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan për koordinim për takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se folën për koordinim për disa takime e aktivitete që ajo pritet t’i ketë në OKB.
“Në takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan për koordinim për takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në cilësinë e saj si kreu i shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Tutje, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional.
Presidentja e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta, ndërkaq në këtë takim, Presidentja Osmani u njoftua edhe me Zv. Ambasadoren e re të SHBA-së, znj. Anu Prattipati. /Lajmi.net/