Osmani pjesë e festimit të Ditës Vyshyvanka

Presidentja Vjosa Osmani është bërë pjesë e Ditës Vyshyvanka, një festë që synon të ruajë traditat origjinale popullore të krijimit dhe veshjes së rrobave ukrainase të qëndisura etnike të quajtura vyshyvanka.

Lajme

19/05/2022 22:08

“Ne qëndrojmë me miqtë tanë ukrainas ndërsa shënojmë këtë traditë të bukur që na kujton guximin, lirinë, besimin dhe forcën”, shkroi Osmani në Twitter.

Presidentja u bë pjesë e këtij festimi me ftesë të kryeministres lituaneze Ingrida Simonyt që i kishte dhuruar veshjen presidentes së Kosovës gjatë vizitës që Osmani pati ditë më parë në këtë shtet.

Dita e Vyshyvanka është kremtuar edhe nga liderë të tjerë shtetërorë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Dita e Vyshyvanka festohet çdo të enjte të tretë të majit.