Osmani për votimin e Kosovës në AP të NATO-s: Hap i rëndësishëm për fatin e Kosovës

Presidentja e vendit, vjosa Osmani ka reaguar pasi është votuar pro ngritjes së statusit të Kosovës në atë të një anëtari të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Përmes një postimi në “X”, Osmani ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar pro Kosovës. “NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë…

Lajme

27/05/2024 11:47

Presidentja e vendit, vjosa Osmani ka reaguar pasi është votuar pro ngritjes së statusit të Kosovës në atë të një anëtari të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Përmes një postimi në “X”, Osmani ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar pro Kosovës.

“NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani. 

Postimi i plotë: