Osmani në Zvicër takohet me presidenten e re të Maltës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono, gjatë Samitit për Paqe që po mbahet në Zvicër. “Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono. Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri…

Lajme

15/06/2024 16:46

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono, gjatë Samitit për Paqe që po mbahet në Zvicër.

“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono. Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë”, ka thënë ajo.

Osmani mbrëmë është pritur edhe nga presidentja e Zvicrës Viola Amherd.