Osmani në SHBA takohet me kongresmenin amerikan

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me shumë personalitete të jetës politike atje.

Lajme

18/10/2019 14:15

Sot Osmani është takuar edhe me kongresmenin Eliot Engel që është edhe kryetar  i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Takimin me Engel Osmani e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Postimi  i Osmanit:

Në takim me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Kosova është me fat që ka miq të mëdhenjë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, të cilët kurrë nuk u ndalën së përkrahuri popullin tonë.