Osmani: Ne qëndrojmë në solidaritet me Presidentin finlandez dhe të gjithë të prekurit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmin e djeshëm në Finlandë, që la të vdekur një dhe dy të tjerë u plagosën, në mesin e tyre edhe një vajzë nga Kosova. Osmani ka shprehur ngushëllime familjeve pas të shtënave tragjike në shkollë në Finlandë. Tutje Osmani ka thënë se Kosova qëndron në solidaritet…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmin e djeshëm në Finlandë, që la të vdekur një dhe dy të tjerë u plagosën, në mesin e tyre edhe një vajzë nga Kosova.
Osmani ka shprehur ngushëllime familjeve pas të shtënave tragjike në shkollë në Finlandë.
Tutje Osmani ka thënë se Kosova qëndron në solidaritet me Finlandën.
“Kosova ndan dhimbjen e familjeve pas të shtënave tragjike në shkollë në Finlandë. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së të ndjerit dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, përfshirë një vajzë nga Kosova. Ne qëndrojmë në solidaritet me Presidentin Aleksandër Stubb dhe të gjithë të prekurit.”- ka shkruar Osmani në platformën “X”. /Lajmi.net/
Kosovo shares the grief of families following the tragic school shooting in Finland.
Our heartfelt condolences to the bereaved family & wishing a speedy recovery to the injured, including a girl from Kosovo.
We stand in solidarity with President @alexstubb & all impacted.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 3, 2024