Osmani në konferencë me Rutte: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike për paqen në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar në konferencë për media pas takimit që ka zhvilluar me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Ajo gjatë konferencës ka deklaruar se Kosova është shteti me sentimentin më pro NATO nl glob, dhe se qytetarët e këtij vendi do të jenë përjetësisht mirënjohës për konitrbutin vendimtar të kësaj aleance…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar në konferencë për media pas takimit që ka zhvilluar me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.
Ajo gjatë konferencës ka deklaruar se Kosova është shteti me sentimentin më pro NATO nl glob, dhe se qytetarët e këtij vendi do të jenë përjetësisht mirënjohës për konitrbutin vendimtar të kësaj aleance për lirinë e vendit.
Presidentja ka deklaruar edhe se gjatë 25 viteve, së bashku me NATO-n, Kosova është shndërruar në një shembull suksesi.
Po ashtu, ajo ka thënë se NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron sot edhe vet Kosova.
‘‘Ju falënderoj që keni pranuar ftesën time që ta vizitoni Kosovën, shtetin me sentimentin më pro NATO në glob. Me lejoni të ju uroj mirëseardhje në emër të të gjithë qytetarëve të republikës sonë, qytetarë të cilët do të jenë përjetësisht mirënjohës për kontributin vendimtar të aleancës për lirinë e vendit tonë. Para pak më shumë 25 vitesh shumica prej nesh kemi qenë të rinj ose fëmijë që dolën t’i presin ushtarët e NATO-s edhe priteshin si shpëtimtarët tanë. Ata ushtarë sollën dritë në errserinë e një tragjedie njerëzore që po zhvillohej para syve të botës. Prandaj populli i Kosovës do të ketë gjithë mirënjohje të thellë për secilin vend aleat dhe për secilin ushtarë që erdhën në mbrojtje të një populli. Përgjatë këtyre 25 viteve së bashku me ju e kemi shndërruar Kosovën në një shembull suksesi dhe në një demokraci që angazhohet për të qenë jo vetëm përfituese e sigurisë edhe kontribuuese e saj. NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron edhe vet shteti ynë, prandaj synimi ynë për anëtarësim në NATO është një domosdoshmëri strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe të gjithë kontinentin evropian’’, ka thënë ajo mes tjerash.