Osmani në darkë te ambasadori francez, flasin për zgjedhjet dhe konstitiuimin e institucioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë qenë të ftuarit e ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një darkë zyrtare. Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. “Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin…

Lajme

27/02/2025 21:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë qenë të ftuarit e ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në një darkë zyrtare.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

“Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstitiuimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani takoi ambasadorin francez Olivier Guérot.Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu ishin të ftuar në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstitiuimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.Një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.