Osmani, me ftes të Macronit merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut të saj francez, Emmanuel Macron, po merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Osmani tha se Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat të cilat i mishëron sporti.…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut të saj francez, Emmanuel Macron, po merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Osmani tha se Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat të cilat i mishëron sporti.
“Prandaj jemi të gjithë bashkë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve tanë me besimin e plotë në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit tonë”, shkroi Osmani.
Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024” merr pjesë me nëntë sportistë, ku dominojnë ata nga xhudo.